Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës. Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare. Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. Për më tej nga albumi “Poem for the albania women” kemi shkëputur vetëm disa fotografi./respublica/
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!