Armando Duka, ka bërë
të ditur se Gianni De Biasi ka kontratë me Kombëtaren shqiptare deri në vitin
2017
Presidenti i Federatës
shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një intervistë për emisionin ‘Skaner’
të TV Ora News, ka sqaruar ‘historinë’ e përfolur të kontratës së trajnerit të
Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
“Më vjen keq shumë që është
ngritur ky problem, në një moment të tillë festimi. Marrëdhëniet e FSHF’së me
trajnerin De Biasi janë të shkëlqyera dhe ne vazhdojmë të festojmë ende”, ka
thënë Duka.
“Trajneri De Biasi ka
kontratë me FSHF’në deri në tetor të vitit 2017, me mbarimin e eliminatoreve të
Botërorit. Kështu që më duket pa vend diskutimi i kësaj cështjeje të tillë
tani”, ka shtuar më tej Duka.
“Është e drejtë e
trajnerit De Biasi të vendosë pas përfundimit të finaleve të Francë 2016, nëse
do ta vazhdojë kontratën e tij me FSHF’në dhe nëse do të vazhdojë të punojë si
trajner i Kombëtares së Shqipërisë. Ne nuk e kemi ndërmend që të marrim trajner
tjetër, por as nuk mund ta pengojmë De Biasin, nëse ai kërkon të largohet pas
Evropianit, natyrisht duke iu përmbajtur penaliteteve që parashikon kontrata e
nënshkruar midis nesh”, ka përfunduar Duka, që la të kuptohet se ndoshta termat
financiarë mund të rishikohen midis FSHF’së dhe trajnerit De Biasi.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!