"

December 14, 2013

Antikomunisti primitiv po ritenton luftën civile



   “Antikomunist primitiv që po kërcënon vendin e tij me atë që di të bëjë më mirë, luftën civile”. Kështu e quan Sali Berishën në blogun e tij Max Brym, një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës. I cituar shpesh në shtypin kosovar me qëndrime kritike ndaj politikës në Tiranë e Prishtinë, vecanërisht ndaj Berishës e Thaçit, Brym citon postimin e fundit në Facebook të Berishës për të tërhequr zvarrë Edi Ramën si statujën e Leninit në Ukrainë, duke e konsideruar atë si një kërcënim për luftë civile të një antikomunisti primitive që e ka bërë edhe më parë këtë gjë me vendin e tij pa u ndëshkuar.

 imazhe shqip

   Të njëjtin paralajmërim bën edhe gazeta e Prishtinës Ekspres duke cituar të njëjtin postim që citon Brym si dhe radikalizimin e qëndrimeve të ish-kreut të PD-së pas rënies nga pushteti. 
    Të bën përshtypje që komentet e lexuesve kosovarë poshtë shënimit nuk janë ato që zakonisht mendohet në Shqipëri se janë reagimet e publikut kosovar kur flitet për Berishën.
   Ndërsa ata pak që e mbrojnë nuk kanë argumenta por përdorin sharje fyese me “t’i h…m..Berishës” apo “ju q…” etj, shumica janë kritikë dhe e duan Berishën para drejtësisë. 


   Më poshtë disa prej këtyre komenteve të lexuesve kosovarë të Ekspresit për Berishën:

…Bani tregeti me Milosevicin gjate embargos sa deshi duke mbajt gjalle ate rregjim. $350 milione nafte i ka cu Milosevicit cubi i Vicidolit. Pastaj e zhyti Shqiperine ne lufte civile si ne afrike. Kafsha Sali…

…Nese eshte e verte se ja ke shit greqies detin at her e meriton o sal me qit ne qygje kjo eshte trathti ndaj shtetit…

 …Te pret fati i ish Kryeministrit Kroat: Ivo Sanader… Mos u frigo nga drejtesia, o cub tropoje!

 …I gatshem per destabilizim gjith u kon,muttt gjith u kon

…Shum leht’ dihet kush eshte kan i korrupton. Se ata qe jen kan te korrupton bojn fjal dhe munohen mu khty ne pushtet me akuza. Salih berisha e ben kit, isa mustafa e bon dhe tjer politikan. Tash nuk pi ja di emrat krejtve se shum jon bo ;)

…Me vjen kec more Sali Berisha po duhesh ta tregosh realitetin se bija jote ce le femije airoportve te Evropesh duhesh me u pergjegj per hajni nej fjal popudhore thot (nuk shkon kungulli apo hutini dajma perbi uje dikur sha…)

…Shqiperia pati fatin e keq me kete hajn e antikombetar te mbeshtjellur ne petkat e patriotizmit fals. Do te ishte ne BE para Bullgarise, Rumanise, Sllovenise e Kroacise. Por ky malok i poshter ua vodhi shqiptareve dhe Shqiperise te ardhmen. Kur flitet per kete jashteqitje, nuk duhet ndare as jashteqitjen tjeter, ate te birin e magjupit me emrin ibrahim rugov(n)a, i cili e sabotoi luften e UÇK’s dhe na e shtyu lirine per nje dekade vetem pse donte te jetonte si mbret por pa popull e pa shtet. Do doja te ishte gjalle dhe ky pordheci tjeter e t’i shihja te dyte ne biruce. Felliqesira!

 ….jo veq ty e argites por edhe fazlliqit do i vij fundi se mendojshe me patriotizem fallso i mashtron popullin e pasurohesh me familjen ne kurriz te popullit por populli thot: kadal beg se ka hendek dhe une mendoj se sa ma shpejt te burgosi ty shpeton shqiperia.

 ….Ti o Salua është dashtë kaherë të jesh prapa grilave i dënuar për jetë për bashkëpunimin tënd në kohën më të keqe për Kosovën me kasapin e Ballkanit. Lere popullin tim rehat e poashtu edhe demokracinë e demokratët se ata nuk mund të ta zbardhin ty fytyrën e nxirë kaherë. Mirë që ike dhe drejtohu vet tek dyert e burgut të përjetshëm, vetëm kështu mund të të mbetet ndonjë fije e vockël nderi…

 ….valla se ki larg edhe ti se veq probleme i ke sjell shqiptareve te Kosoves, kurgje te mire nuk ke be o i paftyre

 ….Qëndrimi e fytyra e tij janë të një psikopati…Gjithmonë punon në kurriz e dëmë të shqiptarëve dhe shtetit shqiptar…për karrig të vet,i poshtër është ky njeridhe shumë i rrezikshëm!Allahu na ruajt nga ky e të tillët!/Express

imazhe shqip



*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!