Arrestimi i Berishës?
S’jemi gati,
problemi
është te Drejtësia
Gazetari Mero Baze ka komentuar për Express
çështjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe mundësinë e arrestimit të Ish
-Kryeministrit Sali Berisha dhe eksponentëve të Qeverisë së tij.
Kjo temë kohëve të fundit është diskutuar në
Bruksel, në kontekst të kushtëzimit të integrimeve të Shqipërisë në Bashkimin
Europian dhe provave që duhet të japë Tirana në luftën antikorrupsion.
Baze ka deklaruar se tashmë është e qartë se
Berisha ka për çka të arrestohet. Por sipas tij vështirë se diçka e tillë mund
të ndodhë për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Shqipëria duket se nuk është ende gati për
këtë. Jo aq shumë nga vullneti i qeverisë se sa nga degradimi i sistemit të
drejtësisë që është edhe produkt i pushtetit të Berishës” thotë ai.
“Nëse Perëndimi do të mësoj se kur Shqipëria
do të ketë shtet ligjor, nuk ka nevojë ta monitoroj Shqipërinë, por thjeshtë të
pres të dëgjoj kur do të arrestohet Sali Berisha. Sali Berisha ka konsumuar
vepra të qarta penale për të cilat mund të arrestohet dhe të mos dal më kurrë
nga burgu, nëse në Shqipëri do të vendoset ndonjëherë shteti ligjor” ka shtuar
ai.
Sipas Baze, ka të paktën disa vepra penale të
provuara publikisht.
“Ka një kapje të shtetit nga klientë të
familjes së tij, kryesisht të vajzës dhe djalit, ka një orientim të ligjeve në
interes të bizneseve të caktuara të klientëve të familjes së tij, dhe në fund
ka dhe një veprimtari kriminale për të minuar stabilitetin financiar në vend,
pasi humbi pushtetin më 23 qershor, duke prodhuar për tre muaj V.K.M. me efekt
shkatërrues ekonomik në interes të njerëzve të tij” ka thënë ai.
Gazetari Baze ka pohuar se Berisha është
fajtor ndër të tjera edhe për tragjedinë e Gërdecit, rastin e 21 janarit ku
janë vrarë 4 qytetarë shqiptarë dhe raste
“Sali Berisha është përgjegjës dhe fajtor, për
korrupsionin galopant, për kapjen e shtetit nga kompani preferenciale që ishin
klient të djalit dhe vajzës së tij. Dosjet penale dhe administrative të Sali
Berishës janë një mal i tërë me të cilat një shtet ligjor do të kishte punë të
merrej dhe pas vdekjes së tij. Për shkak të tij ka 30 të vrarë vetëm nga
Gërdeci dhe 21 Janari dhe qindra jetë të shkatërruara nga krimi dhe arroganca e
njerëzve të pushtetit të tij. Ndëshkimi i tij, do të ishte lehtësim për një
gjeneratë të tërë të zhgënjyer shqiptarësh nga demokracia dhe do të forconte
besimin tek një sistem i cili po degradon dita ditës” ka thënë Baze.
Sipas Bazes, në Shqipëri ka plotë eksponentë
të ish -Qeverisë që mund të arrestohen.
” Genc Ruli ka bërë shkelje të qarta të ligjit
me dëm ekonomik, duke firmosur koncesione që duhet ti firmoste parlamenti,
Arben Imami ka bërë gjëma me bizneset e ushtrisë, përgjime të opozitës të
paligjshme, dhe financime të paligjshme të medieve pro qeveritare në kohën e
Berishës, Lulëzim Basha i ka ikur akuzës për 22 milion euro me procedurë, pa u
ballafaquar në gjyq, Fatmir Mediu i ka shpëtuar burgut duke përdorur
imunitetin, Eduard Halimi ka përdorur të burgosurit në fushatën e fundit duke
bërë premtime për falje dënimesh për burg të përjetshëm” ka thënë Baze.
Por a do të mund Qeveria e Edi Ramës të
përballej politikisht me një ndërmarrje të tillë?
“Me dënimin merret drejtësia. Por problemi tek
ne është drejtësia. Ajo është më arrogantja dhe më e inkriminuara. Një emision
i Fiks fare, nga më të mirët e historisë së shtypit shqiptar, provoi se për tre
muaj rresht një i dënuar shqiptar, ju desh të paguante që nga sekretarja e
gjykatës në Pukë, deri tek Kryetari i Gjykatës së Lart në Tiranë. Dhe sot ka dal
ish ministri i drejtësisë i Berishës, që i mbron. Pra këtu problemi më i madh
është se kush do ta ndëshkoj drejtësinë shqiptare” thotë ai.
“Nëse Edi Rama dhe kjo qeveri ka ndërmend të
bëj diçka, duhet ta nis
me reformimin e gjyqësorit, me shtrirjen e këtij sistemi, me kalimin në
referendum për këto ndryshime kushtetuese, për të bërë popullin zot të këtij
ndryshimi dhe pastaj për të filluar të ndëshkoj historitë kriminale në
Shqipëri. Me këtë drejtësi, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë në festë”
thekson ai.
*
* *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!