Viçidoli, rinia dhe gratë që ndikuan jetën time
Ish kryeministri Sali Berisha, në një
intervistë me gazetaren Sonila Meço në Agon Channel, bën një rrëfim të gjatë
për jetën e tij, fëmijërinë, vitet si student i Mjekësisë, vendimi për t’i hyrë
politikës e deri në ditët e sotme.
Sonila Meco dhe Sali Berisha
Sonila Meco - Mësimi më i vyer që ju ka dhënë nëna, cili ka
qenë?
Sali Berisha - Mësimi më i vyer, më i çmuari ishte ky. Ne
kemi qenë një familje patriarkale qartësisht, por në aparencë në të vërtetë ne
ishim një familje matriarkale. Familje në të cilën nëna ishte shumë influente
në vendimet dhe vendimi i saj më pozitiv në jetën time ka qenë fakti se ajo më
imponoi mua kultin e motrës. Po .
Kulla e
Berishajve në Viçidol
Sonila Meco - Kulti i Motrës që do të thotë?
Sali Berisha - Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër dhe një motër.
Çfarë ndodhte në familjen tone, e para ishte
motra në mënyrën më të padiskutueshme.
Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte
gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua, më ka mësuar të lexoj 5
vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje
ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po
ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të
më dhënë sensin e barazisë shumë i domosdosshëm. E kam thënë edhe dikur, shumë
vite më vonë lexoja Frojdin, kam qenë shumë i apasionuar pas Frojdizmit dhe
lexoj që në familjen Frojdi në Vjenë, motra Ana bleu një piano dhe tani Frojdi
nuk duronte dot tingujt e pianos kur kjo luante dhe e ëma e Frojdit ia mori dhe
ia shiti pianon. Të kishte qenë për nënën time do më detyronte…
Ne jemi Ndryshimi PerPara!
(Frojdizmi –
Metamorfoza e Sali Berishës,
Nga Gomari te Piano!!!
Nga Gomari te Piano!!!
Sali Berisha - Motra më mësoi mua shkrim e këndim 5 vjeç dhe
natyrisht unë kam pasur një tipar, unë isha një fëmijë fotografik, me një
memorie shumë të fuqishme dhe nga gjërat më të para që unë mësova ishte Fishta.
Në atë periudhë funksiononte oda, akoma nuk ishte zhdukur oda e burrave që
ishte një si të thuash, një debat jo televiziv, që zhvillohej çdo natë dhe
kishte si moderator në familjen tonë xhaxhanë. Ishte shumë i zhdërvjelltë. Kjo
është një bibliotekë moderne, por besoj se në një qoshe të Odës do ishin edhe
sënduqet e Gjakovës, të mbushur me libra. Unë tani mësoj Fishtën sepse doja të
përfillesha, kishte një kujdes ndaj nesh. Na lejonin në odë, por me një kod
shumë të veçantë, nuk mund të flisnim, nuk mund të pyesnim, mund të dëgjonim
mund të hanim darkën po në një sofër të veçantë kur ishin miqtë, por gjithçka shumë të rregullt, përndryshe i
humbisnim këto atribute. Të gjithë mësonim Fishtën, kushdo e donte Fishtën. Dhe
unë nëpërmjet Fishtës bëhesha pjesë e odës, sepse pasi bisedonin, pasi dëgjonin
eposin e kreshnikëve me lahutë dhe pastaj ndonjëri do më thoshte, a do na e
recitosh Fishtën?
Dhe bëheshe protagonist. Më ka dhënë shumë kënaqësi kjo gjë.
Protagonisti
Sonila Meco - Thuhet keni pasion leximin…
Sali Berisha - Gjatë gjithë rinisë time unë kam qenë
tmerrësisht i lidhur me librat. Natyrisht jam përpjek që një pjesë të kohës ta
ndaj për lojë me shokë e shoqet e mia, por libri ishte pasioni më kryesor.
Shokët e Sali Berishës
Sonila Meco - Jeni i lumtur për fëmijërinë që keni kaluar?
Sali Berisha - Jam, sepse kam marrë, sigurisht fëmijëria ime
nuk ka qenë kurrë bahçe me lule. Ka qenë me vështirësitë e veta, ka qenë me
gëzimet e veta, por jam i lumtur. Domethënë sivjet lexova një libër dhe ua
këshilloj të gjithëve ta lexoni. Libër i shkruajtur nga Malcolm Greeduell
“Outliers” dhe në këtë libër ku ai shqyrton se si formohen njerëzit më të
shquar dhe ai thotë një të vërtetë; “është shumë e rëndësishme fëmijëria, se si
me qëllime ndaj fëmijëve ne humbasim shumë të mëdhenj, gjeni të shquar”. Andaj
kujdes fëmijët.
Sali Berisha këshillon: Kujdes fëmijët!
Sonila Meco - Në vitin 1958, adoleshenti Sali Berisha lë
Tropojën dhe vjen në Tiranë. E vështirë përballja e parë me Kryeqytetin?
Sali Berisha - Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen
nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin, me një ushqim të ndryshëm si dita
me natën, me ushqimin e konviktit.
Sonila Meco - Ju rrinit tek teknikumi mjekësor te
Medreseja…..?
Kisha dhe një sens unë. Sensi ishte se unë nuk
ndiqja dot, unë ndiqja orbitën time dhe ata ndiqnin orbitë shumë më të pasur se
unë, në lodra në aktivitete dhe kjo më bënte mua që të isha shumë i
respektueshëm ndaj tyre dhe jashtëzakonisht korrekt dhe gjithnjë shumë i
dashur. Lexoja 8 muaj rresht dhe e shikoja pastaj që kisha humb sensin e
realitetit dhe e ndërprisja leximin 1 muaj për t’u pasuruar me informacione të
realitetit, u thosha të mos fluturoj në orbitën totale sureale.
Sonila Meco - Pas dilemave Sali Berisha vendos: “do të
studioj mjekësi”. Nga lindi ky pasion për mjekësinë z.Berisha?
Sali Berisha - I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia,
por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të
jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete. Mjekësi dhe
letërsi, por pasioni i parë ishte letërsia. Kjo nuk mu lejua dhe më në fund
dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu
drejtua drejt mjekësisë dhe disa shkenca të saj, si biokimia molekulare,
shkencat e fizikës ose gjenetika. Të gjitha këto filluan të më tërheqin shumë.
Dhe pastaj unë dija gjuhë të huaja, lexoja tekste në gjuhë të huaja.
Sonila Meco - Z.Berisha, ju ka tunduar qoftë edhe njëherë të
vetme rikthimi në mjekësi?
Sali Berisha - Jo. Pse? Sepse vendimi im për t’u larguar, për
të bërë atë që s’kisha bërë, ishte një vendim për të lënë mbrapa të sëmurin,
për të lënë mbrapa studimin, për të lënë mbrapa kërkimin shkencor dhe në një
farë mënyrë ndjehesha edhe pak fajtor, por i detyruar që të bëja atë veprim.
Ishte për të hyrë në një proces, por ky proces shkonte duke t’i zverdhur gjërat
që t’i kishe adhuruar aq shumë dhe kthehem tek liritë dhe të drejtat e njeriut
dhe bind veten se këto janë vlerat më eprore. Këto janë të vërtetat më të mëdha
që unë duhet të mbroj. Dhe po të shohësh shkrimet e mia të para, unë jam ndalur
me të gjithë forcën tek liritë dhe të drejtat e njeriut.
Sonila Meco - Mua më thonë që Sali Berisha ka një dhunti të
jashtëzakonshme për të dalluar verërat me varietete…
Sali Berisha - Vera mbi të gjitha është poezi. Dhe unë nuk
pretendoj që jam një njohës, unë jam një dashurues i verërave dhe prap do të
kthehem tek origjina e kësaj. Unë isha fëmijë, në fillore dhe aty në shkollë
bëhet një festë dhe siç ishim të mëdhenj e të vegjël të ulur nëpër tavolina u
servirnin birrë, ndofta birra ishte e prishur a nuk e di se çfarë, e futa në
gojë dhe e nxora menjëherë, aq e idhët mu duk. Edhe sot e kësaj dite s’jam bërë
mik me birrën. Dhe historia e dytë është në një fshat të Tropojës, Markaj, një
zonë Katolike, ata bënin verë dhe ne i kishim miq ata. Në një drekë na kishin
servirur verë, a ishte verë tamam apo verë me mushtarak, akoma s’e kam të
qartë, por e shijova aq shumë sa mbeta mik me verën për gjithë jetën time. Unë
çdo ditë përdor verën dhe e kam përdorur gjithë jetën, por asnjëherë më shumë
se 1 gotë në ditë. Ndonjëherë në shtëpinë time, gostinë e verës e bën Lili,
këngën e kam unë.
Familja Sali Berisha
Gazetarja Sonila Meço i tregon një foto të vitit 1990 ku dallohet bashkëshortja Liri me të birin Shkëlzenin.
Berisha thotë:
Sali Berisha - Padyshim që, pas nënës Lili është njeriu që i
detyrohem më shumë në tokë. Dhe para këtij viti, njeriu që unë i kam marrë
miratimin, ishin fëmijët, natyrisht ndaj meje mund të mbaheshin qëndrime dhe
pasi e pa që për mua ishte më mirë, ndjehesha më mirë që të ndiqja rrugën që
kisha vendosur, ajo më ka mbështetur plotësisht. Ka qenë plotësisht dakord. Ne,
edhe si mjekë, po të marrësh jetën tonë familjare, në kohë ne nuk kemi pasur
një jetë të plotë familjare kur kemi qenë mjekë e kur u bëmë zyrtarë, në
kuptimin që ishim shumë të zënë. Ajo me fëmijët, unë me punë, por në një
harmoni absolute dhe respekt për punën që bënim. Kjo ndodhi pastaj edhe në
lëvizje. Lili u bashkëngjit sapo filloi lëvizja, duke mos më thënë kurrë në jetën
e saj se kjo mund të ketë këtë rrezik, apo atë rrezik.
Don Kishoti i Lirisë
Sonila Meco - Sa ndikim ka pasur në jetën tuaj?
Sali Berisha - Ajo ka padyshim një ndikim shumë të madh në
jetën time, sepse, si të thuash, është një tërësi me mua. Nuk them se diskutoj
çdo vendim me të, apo s’diskutoj vendime, por vetëm me qëndrimin e saj aktiv
dhe kritikat e saj, janë një faktor absolut.
23 Qershor 2013 - Pensionistët
*
* *
Ky s'di as me rrejt mor vlla! Nga haloret dhe gomeret, tek Edit Pjaf, Frojd e vererat cilesore .. ha ha ha ha
ReplyDeleteme e bukura eshte aty ku pranon se rrinte 8 muaj i mbyllur duke lexuar dhe humbiste sensin e realitetit = SKIZOFREN
ReplyDeleteO bobo, ky nuk di fare shqip, thote qe ka pasur mesues te mire ne gjuhe, po ky ne gjuhe eshte jashte orbite. Asnje rregull gramatikor, nuk e di ku e ka vendin kryefjala, kallzuesi a pjeset e tjera te ligjerates. Nuk di as morfologji e as sintakse, pale pastaj ne logjike.... Bobbo, e kemi pasur kryetar shteti per kaq vjet! Zot, falna ne shqiptareve! E kemi mbajtur ne krye per mese njezet vjet...
ReplyDeleteShkerdhat dhe serbofil
ReplyDeleteBurri i shkines, sllobodankes
DeleteUFFFFFAAAAAAA
ReplyDelete