"

December 4, 2013

Lulzim Basha është njëri prej vrasësve

Nga Mustafa Nano - Dita

Lulzim Basha ka patur një takim me studentë të UET-it, dhe fjala që ai ka mbajtur atje ish publikuar dje në disa gazeta të Tiranës. Kush e ka lexuar atë fjalë nuk mund të mos ketë pikasur një pasazh gati të pabesueshëm. Ai është ndalur tek protestat e të rinjve shqiptarë.

21 janari, ziver veizi, familjaret,

kundër armëve siriane kimike, dhe me këtë rast është dëgjuar të thotë: “Protestat e nëntorit janë nga ato ngjarjet që vënë një kufi të ri ndarës, para dhe pas tyre, domethënë para nëntorit 2013, kur qytetarët konsideroheshin pak ose aspak, dhe pas nëntorit 2013, kur qytetari nuk mund të mos pyetet, konsultohet e konsiderohet”. Dhe pastaj: “Të fitosh zgjedhjet nuk do të thotë të dalësh mbi popullin, të dalësh mbi ligjin, të jesh Zoti; ky mesazh u dha, ky cak u vu, kjo kulturë fitoi; një grumbull zakonesh e stereotipash të vjetër mbaruan kohën e tyre përballë frymës së re të brezit të ri.”

21 janari, basha, berisha, prendi,


Në fakt, është absolutisht e vërtetë që kjo protestë nuk mund të ndodhte para nëntorit (lexo: para 23 qershorit), ashtu siç është e vërtetë gjithashtu, se kjo protestë ishte një ngjarje e madhe jo vetëm se pengoi qeverinë të merrte një vendim me gjasë të gabuar, por edhe sepse tregoi se pas 23 qershorit ka filluar një epokë e re, një epokë në të cilën shqiptarët ndihen zotër të vendit të tyre, një epokë në të cilën ata mund të dalin lirisht të protestojnë kundër qeverisë së tyre, pa makthin se po shkojnë në një betejë ku mund të lënë dhe kryet. Dhe kjo nuk është meritë e qeverisë së re (nuk ka kuptim t’i japësh medalje një qeverie me motivacionin se “ajo nuk i vret qytetarët e vet”). Kjo thjesht ka qenë një sjellje kriminale e qeverisë së vjetër. Dhe meqë ra fjala, Bashës duhet t’i kujtohet 21 janari i vitit 2011, kur ai vetë, nga pozitat e ministrit të brendshëm, shfaqej në tarracën e kryeministrisë i shoqëruar nga snaiperë, gardistë e policë, e kur policë të tjerë rrethonin kryeministrinë në pritje të turmave, për të shtënë me armë zjarri mbi ta. Katër vetë u vranë atë ditë. Dhe Basha, në mënyrën e tij, qoftë dhe me atë pamje kokoroçi në tarracën e kryeministrisë, është njëri prej vrasësve. Prandaj të ngjan e pabesueshme që ai të kuptojë se më 23 qershor 2013 ka filluar një epokë e re.


*   *   *


No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!