i nxjerr të palarat Belle Air
të Lulzim Bashës
Tre ministria të kabinetit qeveritar raportuan,
në një seancë të posaçme para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se shkaku i
falimentimit të “Belle Air” ishte keqmenaxhimi financiar, por nuk përjashtuan
dhe mundësinë e mashtrimit.
“115 milionë euro qarkullim, me fitim të
deklaruar 3.5 milionë euro, me një treg mbi 50 për qind monopol. Pyetjes së ku
kanë shkuar paratë do t’i përgjigjet në detaje hetimi”, tha ministri i
Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.
“Ka qenë edhe për ne kjo pyetja nëse ka apo jo
vepër penale gjithë kjo veprimtari nga zyrtarë të kompanisë, ose nga zyrtarë të
Qeverisë. Nga sa duket ne na krijohet bindje që ka”, tha ministri i Financave,
Shkelqim Cani.
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto
deklaroi se Qeveria është duke mbikëqyrur procesin e kompensimit të udhëtareve
“Do të shikohet se si është realizuar
rimbursimi i personave që kanë kërkuar rimbursim. Një pjesë e tyre kanë
preferuar me kompani të tjera, duke bërë dhe një pagesë ekstra. Por duhet të
kemi parasysh që në fund të fundit, ajo biletë është edhe kontrata që ekziston
midis pasagjerit dhe kompanisë”, tha Haxhinasto.
Por ish-ministri demokrat i Financave Ridvan
Bode tha se Qeveria po e keqmenaxhon çështjen dhe se nuk ka asnjë zgjidhje për
të mbrojtur pasagjerët e mashtruar.
“Nuk do të mund të bëhet me vullnetin e mirë
apo me fjalë. Kërkon një zgjidhje ligjore dhe ju nuk e keni ofruar një të
tillë. Tani Gjykata vazhdon vepron, ju mund të merreni me hetime, me prokurori
dhe me akuza, por do të jetë e pamundur për ju që të ndërhyni në proces për të
mbrojtur qytetarët, 52 mijë njerëz që kanë lidhur kontratë me këtë kompani”,
tha Bode.
Zoti Bode mendon se Shqipëria duhet të
rishikojë kuadrin ligjor për të mbrojtur qytetarët nga shërbimet e parapaguara
jo vetëm në sektorin e udhëtimeve por në të gjitha të tjerat.
“Jemi duke e parë ligjin e falimentimit, eshtë
pjesë e reformave strukturore që ne do të marrim. Ajo dorë që ju tundni, në
fakt duhet të ketë bëjë me 6 milionëshin e eurove që nuk ia keni mbledhur”, tha
Ahmetaj.
‘Belle Air’ shpallin pezullimin e përkohshëm
të fluturimeve në 22 nëntor duke lënë 52 mijë pasagjerë me bileta të
pronotuara, ndërkohë që kompania që prej vitit 2008 nuk kishte paguar asnjë
lekë për tarifën e shërbimit, të cilën ja u ka marrë qyyetarëe në biletë.
Ama-News
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!