vënë me shpatulla pas muri
Fabio Fazio e Luciana Littizzetto RAI 3
Dy drejtuesit e emisionit “Ça Thu” në “Agon
Channel” kanë vënë në siklet një nga personazhet më të njohur të televizionit
italian. Sajmiri dhe Gentjani kanë udhëtuar drejt Milanos për të takuar Fabio
Fazion e “Che tempo che fa” në “RAI 3”
për t’i kërkuar “llogari” për deklaratat në emisionin e tij kundër
shqiptarëve.
Saimir Kodra, Enzo Iacchetti dhe Gentjan Zenelaj
“Ça Thu” në “Agon Channel”
Në emisionin e Fazios, bashkëprezantuesja e
tij Luciana Littizzetto është shprehur
se “Alessio Vincin e kanë ftuar në Shqipëri për të dhënë ide të reja për një
televizion të ri, nuk di nëse ka shkuar me gomone ose jo, por ai ka marrë
formatin e emisionit të Fazios, dhe nuk di nëse të ka paguar për këtë marrje që
ka bërë?”. Më tej Littizzetto thotë se “shqiptarët nuk u mjaftuan që i
dhanë diplomë “Trotës” (djalit të Bossit), por tashmë marrin dhe formatet e
emisioneve.” Kjo bëri që dy drejtuesit e “Ça Thu” kanë pritur përpara zyrës së
tij drejtuesin e emisionit Fabio Fazio. Pas daljes nga studio Fazio u ndalua nga
Sajmiri dhe Gentjani duke u ndjerë në siklet dhe me kërkesën që të mos i thoni
për intervistë pasi nuk ishte i disponueshëm.
Dy drejtuesit shqiptarë nisën
“presionin” ndaj Fazios i cili insistonte se nuk jepte asnjë intervistë dhe po
ndihej i bezdisur nga ndalimi që i bënë dy drejtuesit e “Ça Thu”. Genti i iu
drejtua Fazios me pyetjen; “Pse lejove këtë shprehje të shëmtuar për shqiptarët
“që përdorin gomone”? Ndërsa Sajmiri i tha se “Bashkë me kolegen ia keni futur
kot apo jo”? Fazio tha se “nuk kam përmendur kurrë atë fjalë në emision dhe mos
thoni budallaqe”! Sajmiri i kërkoi të thoshte se ka bërë budallallëk të madh që
ka lejuar të tilla shprehje për shqiptarët në emisionin e tij.
Fazio u shpreh se kjo është çështje serioze
dhe s’duhet bërë shaka. Ai nuk pranoi të jepte një prononcim deri sa dy
drejtuesit e ironizuan duke i thënë që të vinte të punonte në Shqipëri. Fazio u
ndje në siklet duke thënë se nuk i pëlqente kjo mënyrë e të bërit televizion.
Në fund ai përshëndeti shqiptarët dhe u largua nga dy të ardhurit me mision nga
Shqipëria t’i kërkuar llogari show-man-it të njohur italian.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!