Brenda dy javeve te ardhshme, me shume mundesi
te dielen e 15 dhjetorit, INUK dhe Policia hedhin ne ere Pallatin e Bashes,
prone e vjehrrit te tij Xhafer Isufi, duke perdorur 300 kg eksploziv amonit.
Lajmin e bene te ditur burime te besueshme nga policia, duke ndjekur procedurat
konkrete. Gjithashtu saktesohet se VKM e Qeverise i hapi rrugen shembjes, por
nga ana tjeter ai pallat eshte i paligjshem pasi ka nje pirg me shkelje dhe
abuzime. Ndersa per shpronesimin saktesohet se do behet vetem per truallin
legal dhe jo per objektin, pasi do jene procedurat e metejshme qe do saktesojne
juridikisht shkeljet. Kompleksi tek “Uji i Ftohtë” me emrin “Jon” do të shembet
së shpejti. INUK ka nisur sot shembjen e një pjese të rrethimit të kompleksit,
dhe rrethimin e pishinës.
Policia e Shtetit nuk ka lejuar banorët të
hyjnë në banesa, ndërsa për 5 ditë sipas INUK, banorët duhet të lëshojnë
ambientet sepse godina do të shembet.
Pritet që shembja të ndodhë së shpejti dhe
kompleksi të rrafshohet tërësisht me modelin e shpërthimit të komanduar si në
rastin e ndërtesës 7-katëshe që ndodhej buzë Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas vendimit të qeverisë, pronarët do të
kompensohen me vlerën e plotë që kanë shpenzuar për banesat, ndërsa shtohet se
afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.
Maksim Haxhia, avokat i banorëve të kompleksit
‘Jon’, godinë tek “Uji i Ftohtë” në një dalje për shtyp ka theksuar se cështja
në fjalë ka shkelje të rënda ligjore ndaj do të përcillet shqetësimi deri në
Strasburg.
Të ndiqet procesi i shpronësimit, pikë për
pikë, jo të kalohet direkt dhe tek shembja. Problemi i pronës është madhor,
delikat. Sot INUK ndërhyri me mjete shkatërruese në objekt duke mos lejuar
banorët të ndërhyjnë në objekt. Ka një vendim qeverie që tregon sesi do të
shpronësohen qytetarët. Ka qytetarë që kanë blerë apartamente dhe që ndodhen
jashtë vendit. Do të ndjekim ligjin, cështja do të dërgohet deri në Strasburg,
tha Haxhia.
Haxhia theksoi se nëse ligjërisht gjatë
ndërtimit të godinës, shteti ka evidentuar shkelje, ai si avokat nuk del kundër shembjes, por
kundër shkeljes së interesave të qytetarëve që ditën e sotme sipas tij u
shkelën nga INUIK.
Por avokati shtoi se nëse evidentohet se dhe
procesi i shembjes ka qëllime djallëzore në vetvete jo thjesht shkelje gjatë
procedurave, atëhere kjo kthehet në cështje për Gjykatënn Kushtetuese.
“Nëse në vetvete procesi për shembjen e kësaj
ndërtese nga fillimi ka qëllime djallëzore të fshehta unë do të shkoj në
gjykatën Kushtetuese sepse ky vendim nuk ka karakter social dhe qëllim
kushtetues ndaj e zgjidh Gjykata Kushtetuese”.
Shqetësues sipas Haxhiajt, për momentin dhe
mënyra që sipas tij, qeveria po komunikon me individin.
Këshilli i Ministrave ka vendosur të
shpronësojë banorët e kompleksit “Jon” në Vlorë, të cilët do të kompensohen për
pronat e tyre me një çmim prej 57 mijë lekësh për metër katror. Përmes një
vendimi që mban datën 27 nëntor, qeveria ka vendosur shpronësimin për interes
publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës
së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli, Bashkia Vlorë. “Ky vendim shpreh
vullnetin e qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët
në mirëbesim kanë blerë prona private që ndodhen në këtë vijë bregdetare”,
shkruhej dje në faqen zyrtare të qeverisë, pas mbledhjes së Këshillit të
Ministrave. Bashkëngjitur me vendimin, Këshilli i Ministrave ka publikuar edhe
listën e pronarëve e të bashkëpronarëve të ambienteve të objektit, bashkë me
titujt kadastralë dhe çmimin me të cilin është përllogaritur vlera e secilit
prej ambienteve.
28 dhjetor
Në vendim, Këshilli i Ministrave ngarkon
Bashkinë e Vlorës të kryejë procedurat e shpronësimit brenda datës 28 dhjetor,
për sipërfaqen totale prej 8396 metrash katrorë, ndërkohë që, fondi që do të
përdoret për këtë qëllim është rreth 4.6 milionë dollarë. “Pronarët e ligjshëm
të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë,
sipas masës që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për
sipërfaqen e përgjithshme 8396 m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e
përgjithshme prej 462 919 230 lekësh”, përcakton vendimi i qeverisë. Është
parashikuar gjithashtu që “pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të
kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur
dokumentacionin ligjor të pronësisë”.
Qeveria e argumenton vendimin në kontekstin e
Ligjit nr. 8 561 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të
pasurisë pronë private për interes publik”, si dhe të dy vendimeve të
KRTRSH-së, njëri i vitit 2004, që bën fjalë për miratimin e qendrës së Vlorës,
dhe tjetri i përket datës 8 tetor 2013, në të cilin, në mbledhjen e parë të
Këshillit Kombëtar të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Rama u vendos
“për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në
disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të planit të integruar
sektorial për brezin bregdetar”.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!