"

December 5, 2013

Lulzim Basha:

Në PD nuk ka provë më të mirë se kryetari i ri. 
Partisë po i mungon Olldashi

ilva tare, tonight, lulzim basha, kryetari i pd,
Kryetari i ri i PD, zoti Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha, në Tonight Ilva Tare, deklaroi se “nuk ka fraksione në PD”.  Lulzim Basha ka hedhur poshtë dhe deklaratën e Ambasadorit amerikan Arvizu se ka kontaktuar dhe ka marrë garancinë e tij për armët kimike.


Tare: Do ta nisim me dhjetorin , çdo të thotë për ju ky përvjetor i themelimit të PD?
Përpara përvjetorit të themelimit të PD, kemi 8 dhjetorin, aty ku nisi gjithçka, kemi vendosur ta festojmë me një virtyt, që në pikpamjen time dhe demokratëve është liria, PD do të festojë lirinë. Po kështu do të projektojë të gjithë vitalitetin për të mos u kthyer prapa, por për të ecur përpara drejt BE. BE është shumë se shumë qytetarë identifikojnë lëvizjen e lirë si të qënit europianë.


28-29 nëntori, pse nuk respektoni Kushtetutën, e festuat të ndarë edhe këtë vit?

Nuk ka vendim kushtetues për 28-29 nëntorin.Pavarësisht ndryshimit për datën ne nderojmë dinjitetin e të rënëve pa asnjë ekuivok. Ka pasur një skizëm politike që për fat të keq mban akoma peng politikën shqiptare. Edhe komunistët e Enver Hoxhës e kanë festuar me 28 nëntor, ne ndjekim një referencë historike.


Çfarë do të thotë demokraci e re?

Do të thotë demokraci europiane, ku dinjiteti individual është në qëndër të vëmendjes, mirëqeverisje. Të kapësh pushtetin dhe mos kapësh përgjegjësitë nuk është demokraci. Dhe mbi të gjitha këto të respektosh ligjin. 8 vitet e qeverisjes së PD kanë pasur arritje nga më të mëdhatë. Kauza e demokracisë dhe shtetit ligjor kanë njohur përparim, nuk kanë arritur perfeksion. Arritjet kanë kaluar përmes sfidave dhe betejave si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit që duhet bërë përditë.


Çfarë do të bëjë PD që të fitojë dinjitetin?

Dinjiteti lind me njeriun. Detyra e çdo strukture pushteti është ta respektojë dhe ta ruajë dinjitetin. Çdo nëpërkëmbje e dinjitetit është goditja më e rëndë që i bëhet europianizmit. Në kuptimin strukturor funksionojnë forumet e të rinjve të PD, në kuptimin figurativ të rinjtë i përfaqëson më mirë se kushdo kryetari i ri i PD. Unë nxis të rinjtë shqiptarë të investojnë vlerat e jashtëzakonshme të energjisë. Në PD nuk ka provë më të mirë se kryetari i ri PD, që çdo demokrat i ri apo e re e ka rrugën e hapur për të qenë një ditë kryetar i PD. Nuk ka tensione në PD, ka diversitet të mbidheshëm. Si parti 23-vjeçare kemi një arkivë të pasur.


Jeni ju për legalizimin e fraksioneve të PD?

Nuk ka. Në PD tradita dhe fryma është e konsultimit dhe rrahjes së një debati të hapur dhe më pas një vendimarrje në respekt të demokracisë së brendshme të PD. Janë të rralla rastet kur në takimet e grupit nuk ka debat.


Humbja e Sokol Olldashit, bëtë publik një takim të fundit me të, kishte vrejtje për PD?

Është një takim për të cilin kam folur para aksidentit. Ka qenë takim mes kolegësh, bashkëluftëtarësh dhe midis miqsh. Në parimet dhe vlerat kryesore të PD Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi jo vetëm që kanë qenë të bashkuar, por Sokoli ka qenë një zë i fuqishëm që do ti mungojë PD, por dhe mua personalisht.


Do merreni seriozisht me problemin e shitblerjes së votës?

Nuk ka gjë më të tmerrshme që 23 vjet pasi shqiptarët fituan të drejtën e votës së lirë që ne të kemi jo më pretendime si në 23 qershor, por fakte konkrete, një rrjet dhe sistem i tërë kriminal. PD në 23 vite nuk ka qenë në anën e iniciuar në asnjë fushatë të saj shitblerje votash. Trafiku i votave në parlament është një gjë dhe blerja e votës së qytetarëve është tjetër. Në 23 qershor ne kishim një problem se ishim në qeverisje, kishim informacione, por kishim stepie për të vepruar, por fakti është se ne nuk blemë vota.


Keni përfituar ju nga trafikimi i votave në zgjedhjen si Kryetar bashkie?

Për këtë çështje ka folur shumë qartë komisioni i Venecias dhe ai i OSBE –ODHIR. Ky debat është i mbyllur. PS një vit e gjysëm pas zgjedhjeve ra dakord për numërimin e çdo vote.


Analizën e humbjes së zgjedhjeve kur do ta bëni?

Ka pasur një vonesë 2 mujore, ishim pregatitur për fillimin e tetorit, për shkak të një lufte opozitare. Mazhoranca na diktoi një axhendë krejt të paparashikuar. Brenda tre- katër ditëve të ardhshme PD do nisë analizën dhe paralelisht zgjedhjet e strukturave. Opozita po bën të dyja frontet, jemi opozitë e fortë ballore , e fakteve dhe arsyes. Nga ana tjetër jemi opozitë alternative. Ne kemi pranuar rolin tonë si opozitë por dëshira jonë është që qytetarët shqiptarë të ecin përpara, të kenë një jetë më të mirë.


Ish-ministrat e PD janë shprehur se gaboi populli, u ble…

Asnjë demokrat aq më pak drejtues të PD nuk janë shprehur se janë në opozitë për faj të popullit. Do ketë analizë të plotë të shkaqeve, përgjegjësitë kanë filluar të mbahen që ditën e parë dhe do mbahen deri në fund. Pa këtë nuk mund të ketë proçes ringritje të PD. Por është e qartë se forcat në mazhorancë kanë ardhur me një paketë premtimesh, sot afro 3 muaj që janë futur në zyra asnjë prej premtimeve nuk është në rrugën e realizimit.


Kur përfundon proçesi i zgjedhjeve?

Nuk ka afat, besoj se duke nisur nga java e ardshme një kohë prej 2 muaj e gjysëm është mjaftueshëm. Në tre mujorin e parë të 2014 ne do jemi të pregatitur dhe të gatshëm për të qenë gati në zgjedhjet e ardhshme lokale.


Do sanksionohet parimi një anëtar një votë në statut?

Këto do jenë ndryshime që do vinë si rezultat i një analize dhe propozimeve, por vetëm me sanksionimin e sovranit në PD, anëtarësisë së saj. Kemi shina mbi të cilat ecim, jemi pjesë e PPE.


Zgjedhjet në Korçë, PD arriti minimum të saj?

Ne bëmë fushatën, u mobilizuam me sa mundëm, sollëm një kandidat shumë serioz,. Nga ana tjetër patëm zbarkimin e qeverisë në Korçë, qëndrimin e papreçedentë të qeverisë gjatë heshtjes zgjedhore, dhjetëra telefonata. Në këto zgjedhje ishte përqindja më e ulët në zgjedhjet e Korçës, kishte refuzimi që qytetaria korçare i bëri shitblerjes së votës dhe presionit të qeverisë. Kishim një sistem klinik që u vu në funksion të kapjes së pushtetit në Korçë.


Keni ndryshuar në stil me ardhjen në krye të PD?

Propozimi i rezolutës është lajm gëzues. Ne jemi të angazhuar institucionalisht , jo me fjalë po me vepra. E dijmë të gjithë që opozita e djeshme e bllokoi statusin për interesa të veta, e thanë edhe europarlamentarët. Dëshira ime do kish qenë të ndesheshim me Edi Ramën për programin, nuk ishim ne që zgjedhëm tjetër fushëbetejë, votën e lirë ne e kishim një betejë të mbyllur në kuptimin ekzistencial të tij.


Menduam që me 23 qershor koha e luftës së ftohtë mes dy partive kishte mbaruar, por jo?

Lulzim Basha nuk ka ndryshuar. Kultura dhe mentaliteti që unë dua të provoj është identiteti im. Unë di të ndaj personalen nga interesi publik.


Rama deklaroi në studion time se ju ka ftuar për takim?

Na ftoi por na ftoi me kobure në brez, pasi kishte mbaruar çdo gjë dhe opozitarët i kthyen përgjigjen e merituar.

ImazheShqip


*   *   *

No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!