"

December 5, 2013

Shkëlzen Berisha:

Keni vrarë 
dhe nuk ju ka hyrë gjemb në këmbë

shkelzen sali berisha, saimir tahiri, imazheshqip, Shkëlzen Berisha ka dërguar një reagim në media lidhur me përmendjen e emrit të tij  sot në Kuvend. Djali i ish-kryeministrit Berisha i akuzuar për pasurim të paligjshëm gjatë mandatit të babait të tij dhe për përfshirje të drejtpërdejtë në vrasjen masive të Gërdecit shkruan:

“Një ditë pas ekzekutimit të një gjimnazisti të ulur në bankën e shkollës dhe 10 ditë pas thyerjes së burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ministri përgjegjës për parandalimin e gjëmave të tilla, në kushtet e impotencës morale për të dhënë dorëheqjen dhe shterpësisë profesionale e politike për të dhënë garanci, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, e pa të udhës që prindërve, të afërmve të të ndjerit dhe mbarë opinionit t’u thotë se fajin për këtë e ka Shkëlzeni”.

Më pas në letrën e tij thuhet ndër të tjera:

“Ministrit burracak që e siguron veten me eskorte dhe bodigardë ndërkohë që nxënësit vriten ditën për diell me duhet t’i kujtoj se ndoshta shpifjet e ndihmuan për të mashtruar njerëzit në 23 qershor, por ato nuk vlejnë, për të parandaluar apo justifikuar vrasjet, grabitjet, thyerjet e burgjeve apo ekzekutimet mafioze në mes të Tiranës. Nëse dështimin tënd, kërkon medoemos ta fshehësh apo justifikosh pas atyre që kanë vrarë e plagosur dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, ketë do e gjejë të faktuar pa pasur nevojë të shpifësh tek fëmijët e Gramoz Ruçit, Arta Dades dhe kolegëve të tu në parlament”.

Gjatë seancës së sotme parlamentare Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.

Po rritet një brez i tërë të rinjsh me modele të deformuara në mënyrë radikale. Sepse kur qeveria e djeshme bënte çorap shtetin dhe ligjin, natyrisht modeli që do të promovonte nuk ishte modeli i shëndoshë qoftë edhe për brezin e të rinjve. Dhe akoma më keq, kur çuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte themelet dhe fshinte nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë duke lënë pas 26 viktima. Po s’ka sesi të mos mendonin të rinjtë e këtij vendi se mund të bënin dhe parà shpejt, mund të bënin dhe gangsterin, mund të mbanin dhe armë, mund të bënin dhe krime. Se kur çuni i babit deri dje kryeministër nuk dënohej dhe s’i hynte gjemb në këmbë dhe babi e mbronte mu në mes të parlamentit, po sigurisht të tjerët do të ndjekin këtë model!” – deklaroi Tahiri në parlament.
ImazheShqip


                                         *   *   *

2 comments:

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!